| |
- Historiku - |
|
| |
|
|
|
|
"Agro Serra" nisi punën në vitin 1993 me prodhimin e fidaneve |
|
|
për kultivim në ambiente të mbrojtura (serra) në një sipërfaqe vërtet të vogël prej vetem 32 metrash katrore. |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Por sipërfaqet e serrës u rritën me shpejtësi dhe, kështu, në vitin 1998 kishte një sipërfaqe prej 1,600 metrash katrore me kapacitet prodhimi të afër 60,000 |
|
|
fidane të specit, trangullit dhe të domates. |
|
|
|
|
|
Tërë sipërfaqja e serrës prej |
1,600 metrash katrore, në vitin 1999 nuk u kursye nga lufta dhe, për pasojë, sipërfaqja e saj u rikthye në gjendjen e vitit 1993 - në vetëm 32 metra katrore. |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Në dhjetor të vitit 1999, "Agro Serra" e rifilloi punën me shumë improvizime vetëm për t'iu qëndruar besnike klientëve të shumtë që e njihnin dhe i besonin. |
|
|
|
|
|
Në dhjetor të vitit 2000 "Agro Serra" ndërtoi serrën e tipit |
|
|
'Bllok' me një sipërfaqe të përgjithshme prej 1,000 metrash katrore dhe bëri instalimin e nxemjes qëndrore për prodhimin e fidaneve të cilësisë së lartë. |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Në dhjetor të vitit 2002 "Agro Serra" importoi serrën moderne nga Sllovenija me një siperfaqe të përgjithshme prej 1,000 metrash katrore dhe me të gjitha pajisjet e duhura. |
|
|
|
|
|
Sot "Agro Serra" vepron në dy serra, me një sipërfaqe të përgjithshme prej 2,000 metrash katrore dhe posedon të gjitha pajisjet përcjellëse, të duhura për prodhimin e fidaneve për kultivim në ambiente të mbrojtura. |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Sot "Agro Serra" përpiqet ti realizojë dy synime. E para: t'i shtojë kapacitetet prodhuese dhe, e dyta: t'i aplikojë të gjitha të arriturat më të reja teknologjike në lëminë e prodhimtarisë së perimeve në serra. |
|
|
|
|
|
Ne në "Agro Serra" kemi një moto: TË JETOJMË NGA TOKA DHE NGA PUNA JONË. |
|
|
|
|